Shqipëria
Belgjika kërkon leje të veçantë për hyrje në territorin e saj
Një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës, janë kthyer mbrapsht dje në aeroportin e Rinasit.
Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga autoritetet belge se të gjithë ata që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të pajisen me një leje të posaçme, e cila duhet të lëshohet nga Ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë, të paktën kështu është kuptuar nga qytetarë të ndryshëm.
Altin K., njëri prej qytetarëve, tha se kjo kërkesë ‘last minute’ ka shkaktuar irritim te shumë nga pasagjerët. Sipas tij, ky kufizim i lëvizjes jashtë vendin duket si një rikthim i vizave, pasi ai shton se edhe në vendin e kontrollit të pasaportave ka pasur policë europianë.
Para 4 ditësh aeroporti në Rinas njoftoi se ata që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe që nuk janë rezidentë në Belgjikë duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinës ose testin PCR. Të testohen përsëri në ditën e shtatë ose të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. TIA nuk përmendi asnjë kusht tjetër.
Por në faqen e Ambasadës belge në Sofie që mbulon dhe Shqipërinë, noa.al mëson se është shpallur se nga 1 gushti, të gjithë personat që kthehen në Belgjikë dhe të gjithë personat që udhëtojnë nëpër Belgjikë dhe që qëndrojnë të paktën 48 orë duhet të plotësojnë një formular identifikimi (Formulari i gjetjes së pasagjerëve).
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?