Futboll

Bledian Krasniqi nga Zvicra i thotë ‘Po’ Kombëtares së Kosovës

Futbollisti i Zurichut, Bledian Krasniqi, i bashkohet Kosovës

Mesfushori i Zurich, Bledian Krasniqi, ka pranuar të luajë për Kombëtaren e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Bledian Krasniqi nuk do të luajë në të ardhmen për Zvicrën, por për Kosovën. Ai ka vendosur të paraqitet për Kosovën në të ardhmen, shkruan “Blick”, përcjell albinfo.ch.

Blick ka raportuar se Krasniqi tashmë ka aplikuar për pasaportë të Kosovës.

“Lojtari i radhës i Superligës së Zvicrës zgjedh Kosovën. Ai është një futbollist i rëndësishëm i Zurichut. Futbollisti i lindur në Zvicër me prindër nga Kosova nuk ka luajtur asnjë ndeshje për seniorët e Zvicrës. Nuk do ta ketë më rastin, pasi ai do të luajë për Kosovën në të ardhmen”.

Referuar  informacioneve të gazetës zvicerane, lojtari 23-vjeçar i Zurichut ka vendosur pas shqyrtimit të kujdesshëm që në të ardhmen ta veshë fanellën e Kosovës. 

Muajin e kaluar Amir Shaipi debutoi për Kosovën, pasi luajti për të gjitha grumoshat e Zvicrës. Edhe Krasniqi ka luajtur për të gjitha grupmoshat e “helvetikëve”. Nga viti i ardhshëm do të paraqitet për Kosovën.