Shkurt.ch

Blattmann: nevojitet një debat mbi rolin e ushtrisë

Është i domosdoshëm një konsensus i qëndrueshëm lidhur me orientimin e politikës së sigurisë në të ardhmen, ka thënë Blattmann

Shefi i armatës zvicerane Andrè Blattmann ka apeluar për një debat urgjent mbi sigurinë në Zvicër. “Duhet të bëhet e qartë se sa siguri i nevojitet popullit dhe se cila është vlera e kësaj sigurie” ka thënë Blattmann në fjalimin e manifestimit vjetor Ustertag në qytetin Uster .

Siguria është e domosdoshme, për tu bërë e mundur mirëqenia dhe suksesi ekonomik edhe në të ardhmen. Ndërsa ajo që e mundëson këtë siguri është ushtria, ka thënë më tutje shefi i ushtrisë zvicerane.

Sipas tij, nevojitet një konsensus i qëndrueshëm lidhur me orientimin e politikës së sigurisë në të ardhmen.

Detyrat e ushtrisë kanë ndryshuar. “Sot nuk bëhet më fjalë për `luftën e madhe atdhetare`, por megjithatë duhet që të mbahet në gjendje gatishmërie një bërthamë kompetente për mbrojtje nga një sulm ushtarak”, ka thënë Andè Blattmann, komandant korpusi, njeriu i parë i ushtrisë zvicerane.