Lifestyle
“Black Panther” pritet të kryesojë arkat filmike
Mediat amerikane raportojnë se filmi do të arkëtojë 100 milionë dollarë përfitime nga shitja e biletave
Filmi “Black Panther” pritet të jetë fituesi i madh i fundjavës në arkat filmike amerikane. Mediat amerikane raportojnë se filmi do të arkëtojë 100 milionë dollarë përfitime nga shitja e biletave.
Në vendin e dytë është parashikuar filmi “Game Night”, i cili flet për një vrasje të mistershme në një aheng. “Game Night” mund të fitojë 16 milionë dollarë.
Në vendin e tretë, sipas parashikimeve, renditet “Peter Rabbit” me fitimet që pritet të arrijnë në 11 milionë dollarë.
Filmi “Annihilation”, në të cilin aktron edhe Natalie Portman, do të renditet i katërti, sipas parashikimeve, me 10 milionë dollarë përfitime nga shitja e biletave.
“Fifty Shades Freed” ndërkaq nuk pritet të fitojë më shumë se 7 milionë dollarë këtë fundjavë.
https://www.youtube.com/watch?v=vt9UZo32KMk
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë