Kosova

BKT Kosova vjen për klientët Premier me produkte ekskluzive edhe për diasporën!

Sot në një treg dinamik financiar në Kosovë, BKT Kosova vazhdon të shquhet për ofrimin e shërbimeve, produkteve, mundësive dhe privilegjeve unike për klientët e saj. Në mesin e këtyre shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga banka, klientët Premier gëzojnë një përvojë bankare unike dhe të personalizuar që shkon përtej ofertave konvencionale të ofruara në tregun financiar të Kosovës.

BKT Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj të përmirësoj mirëqenien financiare të klienteve të saj, duke pasur në fokus gjithmonë edhe klientët Premier të cilëve ju ofron banking unik, mundësi strategjike të investimeve dhe qasjes gjithëpërfshirëse në menaxhimin e pasurisë.

Klientët Premier të BKT Kosova përfitojnë jo vetëm nga një gamë shërbimesh dhe produktesh ekskluzive, por edhe përmes këshillimit të detajuar për ta. Shërbimet këshilluese të bankës luajnë një rol kyç në drejtimin e klientëve Premier në rrugëtimin drejt suksesit financiar. Angazhimi i bankës në diversifikimin e portofolit dhe administrimin e rrezikut krijon strategji të qëndrueshme dhe të avancuar, në përputhje me nevojat dhe qëllimet financiare të klientëve të saj. Kjo qasje profesionale dhe e personalizuar siguron që çdo klient Premier i BKT Kosova të marrë vëmendjen dhe mbështetjen e nevojshme për të marrë vendime të duhura, duke u mbështetur në këshillimet profesionale nga punonjësit e bankës për investimet e tyre.

Duke pas parasysh rëndësinë e investimeve të diasporës në vendin tonë, BKT Kosova ofron një sërë shërbimesh dhe produktesh të përshtatura për nevojat e tyre. Edhe klientët Premierë nga diaspora mund të përfitojnë nga këto shërbime/produkte si:

·       Bonot e Kosovës

  • Transaksionet valutore në: EUR, CHF, USD, GBP, SEK, TRY, ALL etj.
  • Transferimin e mjeteve ne CHF përmes Post Finance AG pa kosto.
  • Kredit Kartelë: Visa Platinum

BKT Kosova ofron mbështetje dhe bashkëpunimin edhe për bizneset e reja dhe ato Start-Up që planifikojnë të investojnë në Kosovë. Banka ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për bizneset e reja dhe ato Start-Up me produkte dhe shërbime financiare adekuate, në mënyrë që të sigurohet rritja e bizneseve të reja dhe atyre të sapokrijuara, si dhe rritja e punësimit në vend, duke përmirësuar kështu standardet e jetesës në Kosovë, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e komunitetit të biznesit si në Kosovë ashtu edhe në diasporë.

Si përfundim, BKT Kosova vazhdon të vendosë standarde të larta në ofrimin e shërbime ekskluzive dhe produkteve inovative. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për menaxhim të personalizuar të pasurisë, zgjidhje të fokusuara për diasporën, apo mbështetje për biznese të reja dhe ato Start-Up, BKT Kosova mbetet një partner i besuar në rrugëtimin financiar të të gjithë klientëve të saj.