E-Diaspora
Biznesmenët e diasporës takohen në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme janë mbajtuar takimet tradicionale me investitorë nga diaspora, në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Diasporës, në këtë takim përveç investitorëve nga Diaspora, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve kyçe për investimet, si Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ATK, dhe Doganat e Kosovës.
“Zv.ministri i Diasporës, Afrim Bekteshi, duke theksuar sfidat e investiorëve, ka thënë se po bëhet shumë punë që atyre tu krijohet ambnient i sigurt dhe lehtësira për investim. Ndërsa Shqipe Krasniqi, drejtoreshë e Departamentit për Hulumtim dhe Përkrahje të Bizneseve të Diasporës, tha se ky takim, dhe shumë të tillë që janë organizuar nga MDIS-i, kanë për qëllim inkurajimin e investitorëve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërkaq, investitorët kanë shprehur problemet dhe sfidat kryesore në të cilat ata hasin për një biznes.
“Megjithatë, ata kanë vlerësuar lartë mbështetjen që po u jep Ministria e Diasporës, dhe platformën online e hartuar nga kjo ministri DIKOS, që është një platformë që mundëson lidhjen dhe bashkëpunimin e biznesve nën mbikqyrjen e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













