Portrete të firmave
Biznesi i silikonit “është shqiptar”
Proceset si “vulosja”, bërja e fugave, shkumëzimi dhe ngjitja janë shpesh përgjegjësi e ofruesve me prejardhje të huaj. Askush nuk e di saktësisht përse-në e kësaj. Por nëse dikush duhet ta dijë, ai është Besart Azemi, vetë shqiptar nga Lugina e Preshevës, i cili jeton në Zvicër që në moshën 10 vjeçare. Ai është prej katër vitesh në krye të divizionit të Tonet AG në Dulliken, Solothurn.
Pasi të ketë folur vetëm pak fjali do ta ndieni entuziazmin e tij. Besarti, përveç që ka kaluar të gjitha shkallët e ngritjes në Tonet AG, ai gjithashtu ka ndërtuar një rrjet të lakmueshëm – rrjetin mes shqiptarëve. Ndër të tjera, kjo vjen edhe nga përvoja jonë e gjerë në ndërtim”, thotë Azemi. Është e qartë se bashkatdhetarët e tij më pas janë pavarësuar në këto profesione. Nëse grekët dhe italianët kryenin punët si “vulosja”, gradualisht ky profesion kaloi në duart e shqiptarëve. “Çfarë i dallon tjetër shqiptarët?”, përsërit pyetjen 31-vjeçari. “Ata janë krenarë për vendin nga vijnë dhe për atë çfarë bëjnë. Si dhe janë klientë besnikë”.
Forcimi i ekipit, hapja drejt Zvicrës perëndimore
Besart Azemi është teknolog i kualifikuar i plastikës dhe i diplomuar në një fakultet teknik. Më pas ai ka kaluar nga pozita e nxënësit në atë të mësuesit, në qendrën e formimit profesional në Olten. Aftësia për të ndërmjetësuar dhe mbështetja gjuhësore e ndihmon atë sot në kontakt me klientët e tij. Natyrisht, Azemi këshillon dhe furnizon edhe të gjithë përpunuesit dhe partnerët e tjerë tregtarë. Për shembull, prodhuesit e dritareve dhe sigurisht zdrukthëtarët janë dhe do të mbeten një treg i rëndësishëm për të.
Duke qenë se ndërmarrja “Tonet” dëshiron të zgjerohet më tej, Besart Azemi ka shtuar një njeri me përvojë në ekipin e tij: Fabiano De Giovanetti ka qenë më parë përgjegjës për këtë fushë biznesi në një kompani të njohur dhe sjell një rrjet solid kontaktesh.
“Një nga qëllimet e mia në Tonet AG është të zgjeroj bashkëpunimin me tregtinë e materialeve të ndërtimit,” thotë De Giovanetti. Përveç kësaj, Tonet AG synon që në të ardhmen, edhe zviceranët frankofonë të përfitojnë nga produktet dhe shërbimet e saj në.
Një përzgjedhje e madhe, që sigurohet shpejt
Gama e produkteve brenda sektorit të “vulave” dhe ngjitësve përfshin edhe shkumën PU, silikonet, ngjitësin akrilik dhe hibrid, materialin ngjitës, pajisjet e përpunimit dhe aksesorët. Tonet AG ka çdo të drejtë të pretendojë se bën pjesë (përsëri) në mesin e liderëve të tregut në këtë fushë.
Për shembull, kompania ka pasur silikonet në gamën e produkteve të saj që nga viti 1971; edhe në atë kohë ata ishin ndër pionierët në këtë fushë. Përdorimi i produkteve të tilla është bërë edhe më sfidues vitet e fundit, pasi teknologjitë, sistemet dhe materialet e ndërtimit kanë ndryshuar dhe kanë pësuar zhvillim të ndjeshëm. Produktet Tonet kanë marrë pjesë në këtë zhvillim, veç tjerash duke përfshirë këtu silikonin shumëfunksional. Ai është i përshtatshëm për pothuajse të gjitha materialet dhe aplikimet, parandalon mykun, nuk lë njolla dhe është në dispozicion në pothuajse 20 ngjyra të ndryshme. “Edhe logjistikën e kemi gjithashtu nën kontroll”, përfundon Besart Azemi. “Porosit sot, e merr nesër.”
TONET
Bodenackerstr. 27
4657 Dulliken
Tel: 062 295 09 11
/Shkrim i sponzorizuar/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve