Ekonomi

Bizneset zvicerane, të interesuara për investime në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike Zvicerane-Kosovare ka shprehur interesim për rritjen e investimeve të Zvicrës në Kosovë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike Zvicerane-Kosovare, Stefan Savkany, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Kosovës dhe rolin e tij në mbështetje të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike Zvicerane-Kosovare ka shprehur interesim për rritjen e investimeve të Zvicrës në Kosovë. Guvernatori Mehmeti u shpreh se sistemi financiar i Kosovës po vazhdon të rrisë aktivitetin e tij dhe në të njëjtën kohë të ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, duke shërbyer kështu si një promotor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.