Kosova
Bizneset kundërshtojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës
Oda Ekonomike, ajo e Hotelerisë e Turizmit dhe shoqatat e gastronomisë nuk po pajtohen me masat e reja kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se qeveria duhet të fokusohet në procesin e vaksinimit masiv të qytetarëve.
Se këto masa do t’i dëmtojnë bizneset, e thotë edhe drejtuesi i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit dhe ai i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.
Ata pajtohen për respektimin e tyre vetëm nëse shteti do t’i mbështesë financiarisht.
“Vetë fakti që jemi në këtë gjendje, ne do si do në një farë forme duhet përkrahur diçka që zbut këtë situatë. Normalisht, që më së shumti neve na ‘dhemb’, pasi preket shumë ky sektor”, tha Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit për Euronews, transmeton Albinfo.ch.
Pavarësisht ankesave të bizneseve, mjekët thonë se gjendja është shumë e rëndë.
“Një rritje kaq të shpejtë nuk e kemi pasur asnjëherë në asnjë valë, ndërkaq numër kaq të madh të të shtruarve në spitale nuk e kemi pasur në asnjë valë deri tash. Në Klinikën e Mjekësisë Sportive për tri ditë janë mbushur të gjitha kapacitete”, tha Artan Ahmeti, drejtor i Klinikës së Mjekësisë Sportive.
Gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 vdekje. Për këtë arsye u vendos për shtrëngim të masave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit