Lajme
Bizneset gjermane, të shqetësuara për reduktimet e mundshme të energjisë
Furnizimi me energji elektrike mbetet i pasigurt në muajt në vijim
Shumë biznese gjermane do të përballen me reduktime të furnizimeve me energji dimrin e ardhshëm, paralajmëroi sot Shoqata Gjermane të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK).
“Kompanitë nuk po arrijnë më asnjë kontratë furnizimi, që do të thotë se ata nuk do të marrin më energji duke filluar nga janari”, deklaroi drejtori menaxhues i DIHK, Martin Wansleben.
Wansleben tha se ishte e rëndësishme jo vetëm për të ndihmuar kompanitë në nevojë, por gjithashtu për të siguruar paraprakisht energji të mjaftueshme.
Furnizimi me energji elektrike mbetet i pasigurt në muajt në vijim, pasi Rusia ndërpreu dërgesat e gazit në shenjë proteste ndaj sanksioneve perëndimore të vendosura për shkak të pushtimit të Ukrainës. Gjermania po përpiqet të gjejë burime alternative, por nuk është e qartë sesa shpejt do të jenë ato në dispozicion.
Duke pasur parasysh situatën aktuale, Wansleben tha se energjia bërthamore nuk duhet të braktiset për momentin. “Tani duhet të luajmë mirë”, tha ai, ndërsa shtoi se kishte mosmarrëveshje për këtë çështje brenda radhëve të organizatës së tij, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Më herët, ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, deklaroi se dy nga tre centralet e fundit bërthamore të Gjermanisë do të viheshin në gatishmëri deri në mes të prillit 2023, duke hedhur poshtë planet për mbylljen e tyre në fund të vitit.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë