Portrete të firmave
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
Për herë të dytë ka hapur dyert Panairi i Bizneseve Shqiptare nga Lugina, “Panairi Lugina”, në kuadër të të cilit 27 biznese nga Lugina kanë prezantuar prodhimet e tyre në qytetin Uster të Cyrihut.
Për herë të dytë po mbahet Panairi i Bizneseve Shqiptare nga Lugina, “Panairi Lugina”. Panairi po zhvillohet për dy ditë radhazi, 11-12 maj 2024.
Adnan Ymeri, kryetar i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëherësh edhe organizator i këtij panairi në një prononcim për albinfo.ch është shprehur i lumtur për organizimin e këtij Panairi.
Ai gjithashtu njoftoi se, në edicionin e dytë, janë 27 biznese që po ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Zvicër.
Pesë nga këto janë biznese nga Zvicra, tri nga Kosova dhe të tjerat nga Lugina.
Në këtë event që po mbahet në Uster të Cyrihut, ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Mustafa Nano dhe Konsulli i Kosovës në Cyrih,, Vigan Berisha.
Panairi është organizuar nga Fondit Humanitar për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në bashkëpunim me Komunat e Bujanocit e Preshevës dhe Unionet e Bizneseve.
E-Diaspora
-
Diaspora pak interes për regjistrim, shanset për manipulimin e votës së emigrantëve minimale Zgjedhjet në Shqipëri...
-
Kanada: Flamuri i Kosovës ngrihet në Bashkinë e Hamilton
-
“Andrra Amerikane” – Një serial i ri që reflekton kulturën dhe jetën shqiptaro-amerikane
-
Shtatë kompani kosovare do të marrin pjesë në panairin “Stockholm Furniture Fai”
-
Bruksel: Luiza Duraki me post të ri, nënkryetare e komunës së Anderlechtit
Jeta në Zvicër
-
Shkurti në Zvicër fillon me motin ideal të sporteve dimërore Sipas MeteoNews, nga e diela e tutje, moti do të jetë stabil me presion të lartë,...
-
SNB investon në Trump Media
-
Hidhen fishekzjarrë në drejtim të xhamisë, në Wangen (SO)
-
Gjeneva, me numër rekord të lejeve ndërkufitare të lëshuara në vitin 2024
-
Më pak regjistrime të reja për makina elektrike, por akoma shumë vetura në rrugë