Ekonomi
Bitcoin thyen rekordin, vlen katër herë më shumë se ari
Monedha virtuale është rritur me 750% krahasuar me një vit më parë dhe tashmë ka një vlerë katër herë më të lartë sesa ari
Çmimi i Bitcoin, monedhës virtuale më të njohur në botë, ka thyer rekordin e 5,000 dollarëve duke arritur pikën më të lartë që nga themelimi i tij. Bitcoin aktualisht tregtohet me 5,195 dollar sipas ‘Coinmarketcap.com’ ku në fillim të vitit ishte vetëm 966 dollarë, raportojnë mediat shqiptare.
Monedha virtuale është rritur me 750% krahasuar me një vit më parë dhe tashmë ka një vlerë katër herë më të lartë sesa ari, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë vlera ka qenë shumë e paqëndrueshme. Bitcoin ra nën 3,000 dollar në mesin e shtatorit kur autoritetet kineze kërkuan ndalimin e të gjithave bursave të këmbimit të monedhave virtuale.
Duke përdorur Bitcoin njerëzit mund të shmangin bankat dhe format tradicionale të kryerjes së pagesave dhe të paguajnë për sende, të mira dhe shërbime në mënyrë direkte.
Kanë qenë bankat dhe institucionet e larta financiare të vendeve të ndryshme të botës të cilat kanë treguar skepticizëm e madje “akuzuar” monedhën si mjet pastrimi parash dhe ushtrimi të aktiviteteve kriminale online.
E-Diaspora
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër