Lajme
Bisneset private me telashe në Kosovë
Problemet e këtij sektori paraqiten që nga hapja e një biznesi të ri në Kosovë
Sektori privat në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të ndryshme. Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ekspertë të ekonomisë dhe afaristë kosovarë, thonë se problemet e këtij sektori paraqiten që nga hapja e një biznesi të ri.
Tahir Maloku, pronar i kompanisë ndërtimore “Fitorja”, tregon se problemet kryesore në zhvillimin e aktivitetit të tij, paraqiten te furnizimi jostabil me energji elektrike dhe prania e ekonomisë joformale në tregun kosovar.
“Problemi numër një, si qytetar dhe si çdo firmë e Kosovës, është mungesa e rrymës. Këto janë telashet më të mëdha. E dyta, ka probleme me njerëzit që punojnë ‘në të zezën’ dhe nuk kanë asnjë obligim, asnjë përgjegjësi, kurse paraqiten konkurrentë në treg’’, thotë Maloku.
Por, eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, thotë se në bazë të raporteve të Bankës Botërore, problemet e sektorit privat shfaqen që nga nisja e biznesit. Ai përmend problemet ligjore, burokracinë dhe investimet e shumta që kërkohen për hapjen e biznesit.
“E dyta është aspekti i ligjeve të sektorit fiskal. Ta zëmë secili biznes fillimisht ngarkohet me të gjitha obligimet fiskale, duke filluar që nga TVSH-ja për pajisjet e importuara për investimet që bën dhe kjo është ngarkesë e madhe. E treta, nuk ka asnjë lehtësi për fillimin e biznesit, qoftë për shfrytëzimin e infrastrukturës, tokave apo ndonjë pushim tatimor në vitet e para të fillimit të biznesit, siç shkon në disa vende të rajonit”, pohon Rexhepi.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërkaq, theksojnë se ekzekutivi ka krijuar disa politika të reja për sektorin privat, por që këto politika deri më tani nuk kanë treguar efekte drejtpërdrejt në tregun kosovar.
Ezgan Muzbeg, nga Oda Tregtare Turke në Kosovë, konsideron se sektori privat në vend është në rritje, por kjo rritje nuk është e mjaftueshme për një ekonomi të qëndrueshme. Sipas tij, sektorit privat i nevojiten politika ekonomike që stimulojnë prodhimtarinë.
Nga ana tjetër përfaqësues të Qeverisë, vazhdimisht kanë potencuar përpjekjet për mbështetjen e sektorit privat në vend. /Rel&albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











