Futboll

Bislimi e Jashari nuk pritet të përzgjidhen nga Zvicra për Evropian

Bëhet e ditur se mesfushorët Uran Bislimi e Ardon Jashari janë në grupin e lojtarëve që vështirë do të përzgjidhen nga Zvicra për Kampionatin Evropian të futbollit, përcjell albinfo.ch.

Kështu ka shkruar të premten Blick, duke bërë një analizë për gjasat e lojtarëve që ta përfaqësojnë Zvicrën në Evropianin në Gjermani.

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë në grupin e lojtarëve që e kanë të sigurt Evropianin, nëse nuk kanë ndonjë lëndim.

Bislimi e Jashari, së bashku me Andi Zeqirin, janë në grupin e lojtarëve që “do ta kenë të vështirë” të përzgjidhen për Evropian. Në këtë grup janë edhe shumë lojtarë të tjerë.

Bislimi është ftuar së fundi nga Zvicra. Ndërkohë Jashari e Zeqiri ka kohë që nuk ftohen.