Feja
BISHZ uron besimtarët me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit
Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 27 maj 2017
Bashkësia Islame Shqiptare për Zvicër BISHZ ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit duke i’u dëshiruar agjërim të lehtë.
«Muaji i Ramazanit është ndër obligimet më fisnike në të cilin muaj kultivohen vlerat njerëzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjellët dhe dashuria midis njerëzve. Duke dëshiruar që ky muaj i shenjtë të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për të iu përkushtuar lartësimit shpirtërorë. Lus Zotin që ky muaj të gjejë familjet tona dhe shoqërinë tonë në përgjithësi dhe shtetin helvetik në harmoni, mirëqenie, siguri, lumturi dhe dashuri. Lusim Zotin të na mundësoj që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë, të na lehtësoj agjërimin, të na bëj prej adhuruesve të sinqertë, të na i falë mëkatet dhe të na kaplojë me mëshirën e Tij.», thuhet në njoftimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Shqiptarëve të Zvicrës, Mustafë Memeti.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës