Lajme

“Bisedimet me strukturat paralele, shkelje e kushtetutës”, thotë Tërmkolli

Kjo deklaratë vjen pas deklarimit të udhëheqësit të zyrës së KE-së në Kosovë, Kjartan Bjornson se po bisedohet me palë të ndryshme

Bisedimet e ndërkombëtarëve dhe të qeverisë së Kosovës me strukturat paralele në veri, për çështjen e regjistrimit të popullsisë janë shkelje e kushtetutës, deklaroi anëtarja e kryesisë e AAK-së, Melihate Tërmkolli. Sipas saj, bisedat janë edhe pranim i strukturave paralele.

Kjo deklaratë e Tërmkollit, vjen pas deklarimit të udhëheqësit të zyrës ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Kjartan Bjornson se po bisedohet me palë të ndryshme, pa bërë të ditur se kush janë ato. Mungesa  e vullnetit politik, shtoi Tërmkolli, po ndikon në mos zgjidhjen e çështjes së veriut, pasi sipas saj atje janë “një grusht kriminelësh, dhe situata do të zgjidhej për 2 orë.

Ndërsa shtyrjen e afatit të regjistrimit, Tërmkolli, e lidhi me kërkesën e kësaj partie të bërë para fillimit të procesit, për shtyrjen e procesit edhe për 3 ose 4 muaj, për tu përgatitur më mirë.