Lajme

Bisedimet, më 18 dhjetor?

Negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit do të fillojnë më 18 dhjetor. Lajmi bëhet publik nga agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, e cila i referohet medieve serbe.

Sipas medieve serbe, javët e fundit SHBA-të dhe vendet e BE-së i kanë bërë presion kryeministrit Thaçi, për të filluar dialogun me Beogradin para zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Mirëpo, Thaçi ka refuzuar duke thënë se “kjo do të ketë një ndikim negativ në fushatë”.

Pra, bisedimet do të fillojnë pas zgjedhjeve, dhe data pritet të jetë 18 dhjetori. BE do të ndërmjetësojë dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.