Integrimi
Birra “Peja” produkti më i kërkuar nga Ballkani
Produktet nga Evropa Jugore dhe Lindore janë plasuar katër vjet më parë në filialet e Coop-it ndërsa më vonë edhe në Migros. Ndërsa sot produktet “exotike” nga Ballkani janë më të shiturat në Zvicër
Sidomos të njohura janë ajvari , durum dhe farat të pjekura të kungullit. Po ashtu birra Peja nga Kosova është në mesin e produkteve më të pëlqyera nga Ballkani , thotë një zëdhënës i Coop-it për Blick.
Tani janë 90 produkte të Ballkanit, duke përfshirë 30 nga Turqia. Ndërkohë raportohet për rritjen e vazhdueshme të shitjes së këtyre produkteve në Zvicër. Tregtarët me pakicë llogarisin të jenë më shumë se 700 mijë njerëz me rrënjë nga këto rajone në Zvicër .
Migros gjithashtu flet për “shitje shumë të mirë” të produkteve “ekzotike” që këtu janë të njohura vetëm nga pushimet .
“Rëndësia e rritjes së këtyre produkteve gjithashtu mund të ndikojë që edhe zviceranët t’i fusin këto produkte në përdorim të përditshëm.”, thotë një zëdhënës i Migros-it .
Denner ka theksuar po ashtu se ka zgjeruar gamën e saj ballkanike dhe se aktualisht nuk ka vend për produktet tjera .
“Për shkak të hapësirës së kufizuar ne nuk mund të zgjerojmë numrin e produkteve nga ballkani , ” thonë në Denner.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











