Integrimi

Binjaket shqiptare mahnitin jurinë e “The Voice of Italy”

Ina e Serena Sinani kanë performuar shqip këngën rep me titullin "Shumë pis", kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula

Binjaket shqiptare lënë pa fjalë jurinë e “The Voice of Italy” (VIDEO)

Dy binjake shqiptare befasuan skenën e programit televiziv “The Voice of Italy” me këngën rep shqip “Shumë pis”.

Ina e Serena Sinani, dy motra të grupit rep “Sindolls” janë zgjedhur të jenë pjesë e talent show televiziv “The Voice of Italy”.

Ata kanë konkurruar gjatë natës së parë të këtij programi duke u vlerësuar me 4 Po nga këngëtarët trajnerë të këtij show.

Vajzat shqiptare kanë befasuar me talentin e tyre publikun në sallë dhe anëtarët e jurisë së përbërë nga këngëtarët Gigi D’Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini, transmeton “Oranews”.

Të katër këngëtarët trajnerë të këtij talent show kanë kërkuar që grupi Sindalls të bëhet pjesë e skuadrave të tyre, përcjell albinfo.ch.

Por motrat shqiptare për shkak të afërsisë së stilit të tyre muzikor kanë preferuar skuadrën me trajner këngëtarin rep Gue Pequeno.

Ina e Serena Sinani kanë performuar shqip këngën rep me titullin “Shumë pis”, kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula.

Ina e Serena Sinani janë dy motra binjake 20 vjeçare të cilat jetojnë në Monza me familjen e tyre.

Ato janë të pasionuara pas muzikës rep e deklarojnë se shkruajnë tekste e kompozojnë këngët e tyre. Përkufizohen “dy binjake një mikrofon”, e frymëzohen nga thënia “Vetëm kush është i paaftë thotë që është e pamundur.”

Emri i grupit të tyre Sindolls do të thotë “kukullat e mëkatit”.

Programi televiziv “The Voicy of Italy” 2019 transmetohet një herë në javë në Rai 2 e drejtohet nga prezantuesja e njohur Simona Ventura.