Kuriozitete
Binjakët pilotë pensionohen së bashku
Kapitenët Jeremy dhe Nick Hart mbushën 60 vjet të enjten duke aterruar fluturimet e tyre bashkë në Aeroportin Heathrow
Dy vëllezër binjakë janë pensionuar si pilotë të aeroplanëve, duke aterruar me fluturimet e fundit të tyre vetëm me 30 sekonda dallim.
Kapitenët Jeremy dhe Nick Hart mbushën 60 vjet të enjten duke aterruar fluturimet e tyre bashkë në Aeroportin Heathrow.
Jeremy e përshkroi udhëtimin e fundit me vëllanë si “mënyrë të mirë për ta përfunduar karrierën”, ndërsa Nick tha se “si çdo aeroplan që ka uljen e vet, ashtu e ka edhe piloti”.
Dyshja, që ka më shumë se 45 mijë orë fluturime mes vete, thotë se shpeshherë në karrierë janë ngatërruar njëri me tjetrin, por s’kanë udhëtuar kurrë bashkë sepse ishin të dy kapitenë.
Jeremy iu bashkua British Airways 30 vjet më parë më 1987, ndërsa Nick iu bashkua nga British Midland më 2021, kur u ble nga BA.
“Jerry nuk u kishte treguar kurrë kolegëve në British Airways se ka një vëlla binjak që punon për British Midland dhe një ditë një pilot i British Airways më takoi në Heathroy dhe më pyeti ‘çfarë dreqi po mendon që ke veshur këtë uniformë’. Mu desh pak kohë që ta bindja se nuk isha Jeremy”, ka shpjeguar Nick.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













