Futboll
Binaku i bën të gjithë për vete
Trajneri, analistët e tifozët e vlerësuan lart paraqitjen e Egzon Binakut përballë Izraelit
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2018/09/binaku-1-587x380.jpg)
Shqipëria mundi Izraelin me rezultat 1:0, dhe përveç fitores në fushë, fitoi edhe një lojtar.
Egzon Binaku debutoi për kuqezinjtë si mbrojtës i majtë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë.
Binaku kishte paraqitje të mirë në mbrojtje dhe në sulm. Mbrojtësi i Malmos ka marr vlerësim maksimal për ndeshjen e tij, shkruan albinfo.ch.
Të shumtë ishin ata që e lavdëruan Binakun pas ndeshjes. Ndër ta ishte edhe trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci. “Ai bëri një paraqitje të mirë. Bëri një ndeshje të mirë”, deklaroi Panucci pas ndeshjes.
Edhe Lorik Cana kishte fjalë të mira për të. “Mbrojtësin e krahut të majtë, Binakun nuk e kisha parë asnjëherë dhe më bëri përshtypje për mirë. Strakosha zhvilloi ndeshje cilësore. Veseli pavarësisht vështirësive të fillimit e mori veten dhe ishte vendimtar në 2-3 raste”, tha Cana.
Edhe tifozët e vlerësuan si një nga lojtarët më të mirë në fushë kundër Izraelit.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Salzburg: Shoqata “Naim Frashëri” feston 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Në zemër të Evropës, larg atdheut, por gjithmonë të bashkuar shpirtërisht me të, shqiptarët në diasporë...
-
12 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “Gulfood” në Dubai
-
Vlera e remitencave rreth 1.3 miliard euro gjatë vitit 2024
-
Austri: Ekipet pjesëmarrëse në turneun e organizuar për Pavaësinë e Kosovës
-
Mira Murati lanson platformën e saj
Jeta në Zvicër
-
8 plazhet më të mira në Shqipëri Të zbukuruar nga ujërat e kristalta dhe të thellë blu, plazhet në Shqipëri rivalizojnë çdo vend...
-
Kritika të ashpra të punëtorëve ndaj Migros Online
-
Përmbledhje nga manifestimet për pavarësinë e Kosovës në Zvicër
-
Mbi një milion zviceranë luftojnë me llogaritjet më të thjeshta
-
Ja sa kushton mesatarisht një apartament me qira në Zvicër