Shqipëria

Bimët mjekësore nga Shqipëria, të kërkuara nga tregjet e huaja

Në totalin e eksporteve bujqësore pas grupit të perimeve të freskëta, vijon të krysojnë edhe eksportet e bimëve mjekësore.

Sipas statistikave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, eksportet e bimëve mjekësore shënuan rritje me ritme të larta edhe në dy muajt e parë të këtij viti, ku vlera e shitjeve jashtë arriti me 911 milionë lekë, me zgjerim 30% nga dymujori i parë 2019, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.

Ndërkohë, vitin e kaluar eksportet e bimëve mjekësore arritën në 5,9 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 16%.