Muzikë
Billboard: Bebe Rexha në mesin e 100 këngëtareve më të mëdha të shekullit 21

Bebe Rexha është zyrtarisht në mesin e 100 këngëtareve femra më të rëndësishme të shekullit XXI, sipas një renditjeje të përpiluar nga Billboard.
Këngëtarja shqiptare e hiteve “I’m Good (Blue)”, “I’m a Mess” dhe “Meant to Be” është pozicionuar në vendin e 90-të në këtë listë prestigjioze, e cila përfshin emrat më të mëdhenj të muzikës në dy dekadat e fundit.
Për momentin, Billboard ka zbuluar vetëm pozitat nga 100 deri në 90, ndërsa pritet që në mesin e 100 emrave më të suksesshëm të shekullit të përfshihen edhe dy yje të tjera shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora.
Ky vlerësim për Rexhën vjen në një moment kyç të karrierës së saj. Pas një dekade bashkëpunimi me Warner Records, këngëtarja vendosi të ndërpresë kontratën me këtë label dhe të ndjekë rrugën si artiste e pavarur. Kjo lëvizje e guximshme ka sjellë sfida të reja për Rexhën, por njëkohësisht edhe një liri të madhe artistike.
Gjatë viteve, Bebe Rexha ka arritur të krijojë një identitet unik në industrinë e muzikës pop, duke u njohur si një nga tekstshkrueset dhe vokalet më të fuqishme të kohës moderne. Ajo ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj si David Guetta, G-Eazy dhe Florida Georgia Line, duke sjellë disa nga hitet më të dëgjuara të viteve të fundit.
E-Diaspora
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino Gjatë një kontrolli të bërë në Ticino, zyrtarë nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare...
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
-
Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritja e popullsisë nga migracioni, nxit debat Popullsia e Zvicrës ka arritur në nëntë milionë, duke u rritur me 25% që nga viti...
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
Pse mund të mos jeni më në gjendje të zgjidhni mjekun tuaj në Zvicër