Lajme
Bill Gates tregon 3 aftësitë më të kërkuara në tregun e punës
Sipërmarrësi ikonë i teknologjisë dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates është i fiksuar pas së ardhmes.
Ai punon shpesh me shpikës dhe shkencëtarë, lexon libra për të ardhmen e njerëzimit dhe financon projekte për të avancuar komunitetet.
Dhe, bazuar në të dhënat që ai ka mbledhur vite më parë e deri më sot, Gates arrin në përfundimin se njerëzit me të paktën njërën prej këtyre tri aftësive do të jenë ndër më të kërkuarit në tregun e punës: shkenca, inxhinieria dhe ekonomia.
Njerëzit e aftë në këto fusha dhe sigurisht në nëndegët e tyre do të jenë “agjentët e ndryshimit për të gjitha institucionet”, sipas Gates.
“Njohuritë bazë të shkencave, aftësitë matematikore, ekonomia – shumë karriera në të ardhmen do të kenë nevojë për to”.
Ju nuk duhet të jeni ekspert në kodim ose në tabelën periodike, por aftësia për të menduar ashtu siç bëjnë këta ekspertë do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht.
“Nuk do të thotë se ju domosdoshmërisht duhet të shkruani kode, por duhet të kuptoni se çfarë mund të bëjnë dhe nuk mund të bëjnë inxhinierët”, shprehet bashkëthemeluesi i Microsoft.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën