Lajme

Biletat ndërkombëtare të trenit mund të blihen së shpejti përmes aplikacionit SBB

Nga fillimi i nëntorit, biletat për trenat jashtë Zvicrës do të mund të blihen lehtësisht në aplikacionin SBB, njoftoi të enjten kompania hekurudhore kombëtare zvicerane (SBB), përcjell albinfo.ch.
Aktualisht procesi kërkon manovra të ndryshme, por do të thjeshtohet nga 1 nëntori.
“SBB po i përgjigjet kështu një nevoje të përsëritur dhe ofron një kanal shtesë shitjesh për rezervimin e udhëtimeve ndërkombëtare me tren”, tha kompania.
Fillimisht, aplikacioni do të ofrojë bileta për vendet fqinje, si dhe Holandën, Belgjikën, Luksemburgun, Londrën, Bratislavën dhe Barcelonën.