Lajme

Biletat e trenit ndërkombëtar mund të blihen nëpërmjet aplikacionit SBB

Nga 1 nëntori, biletat për trenat jashtë Zvicrës do të mund të blihen drejtpërdrejt në aplikacionin e kompanisë kombëtare hekurudhore zvicerane, SBB, përcjell albinfo.ch.

Aktualisht, procesi kërkon manovra të ndryshme, por do të thjeshtohet nga 1 nëntori.

“SBB po i përgjigjet kështu një nevoje të përsëritur dhe ofron një kanal shtesë shitjesh për rezervimin e udhëtimeve ndërkombëtare me tren”, tha kompania.

Fillimisht, aplikacioni do të ofrojë bileta për vendet fqinje, si dhe për në Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Londër, Bratislavë dhe Barcelonë, shkruan thelocal.