Shkurt.ch

“Bild”në shqip:Urime Kosovë!

Kosovës i ka ardhur një urim në gjuhën shqipe nga gazeta gjermane “Bild”

“Bild” me një tirazh më të madh të shitjes në Gjermani, me mbi 6 milionë ekzemplarë, ka uruar sot në ballinën e saj ambasadorin e Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu dhe me këtë popullin e Kosovës për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Kosova është shpallur fituese në rubrikën e përditshme të gazetës  fituesi(Gewinner) dhe humbësi (Verlierer)

“Bild” uron Kosovën shqip: “Urime” ambasador i Kosovës në Berlin, z. Xhaklaiu për fundin e mbikëqyrjes së Pavarësisë”.

“Një ditë e lumtur për ambasadorin kosovar në Berlin Skënder Xhakaliu(44). Pas pesë vitesh mbikëqyrje ndërkombëtare, Republika e Kosovës fiton sot sovranitetin e plotë. Me këtë sot Xhakaliu bëhet përfaqësues i një shteti plotësisht të pavarur. URIME!” (fjala urime është shkruar në shqip)”, thuhet në tekstin e gazetës Bild, transmetojnë mediat e Kosovës