Bota

“Bild”: Rreth 270 mijë sirianë mund të sjellin familjet në Gjermani

Nëse konfirmohet informacioni i "Bild", kancelarja Angela Merkel do të ketë vështirësi për t’i bindur gjermanët se ka përfunduar kriza e refugjatëve.

Gati 270,000 refugjatë sirianë në Gjermani kanë të drejtë të sjellin familjet e tyre në vend, thotë raporti i tabloidit gjerman “Bild”, përcjell albinfo.ch.

Siç njoftojnë mediat gjermane nga Berlini, sipas gazetës në vitin 2015 dhe 2016,  në Gjermani kanë aplikuar për azil më shumë se 430 mijë refugjatë nga Siria dhe më shumë se 267 mijë prej tyre kanë të drejtën ligjore për bashkim familjar.

Sipas “Bild” , 23 miliardë euro në vitin 2016, kanë shpenzuar  autoritetet gjermane për refugjatët. Shpenzimet  në mënyrë dramatike mund të rriten nëse të gjithë azilkërkuesit sirianë mund të përdorin të drejtën e tyre  për të sjellë e familjen e tyre në Gjermani (bashkëshortën, fëmijët, prindërit) , do të thotë më shumë se një milion imigrantë të rinj në vend.

Nëse konfirmohet informacioni nga “Bild”, kancelarja Angela Merke,l do ta ketë vështirë për t’i bindur gjermanët se kriza e refugjatëve është me të vërtetë e gjatë dhe se taksapaguesit gjermanë do të kenë një kosto të rëndë për refugjatët. Merkel në shtator do të bëjë të pamundurën për të marrë mandatin e saj të katërt si kancelare e Qeverisë së Gjermanisë.