Shqipëria
Bilanci i koronavirusit në Shqipëri, shënohen 4 viktima
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 302 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 1 mijë e 329 mostra të testuara, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjatë kësaj periudhe kohore, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me koronavirus katër persona: një 77-vjeçar dhe një 80-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Fieri si dhe një 82-vjeçar nga Durrësi.
Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10 mijë e 548 numrin e të shëruarve në vend, që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 janë në terapi intensive, nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje