Kosova

Bilanci aktual i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë deri tani janë shënuar rreth 8,799 raste të prekura me koronavirus.

Sipas raportit, thuhet se 4,863 persona janë të shëruar dhe ka 294 viktima. Ndërkohë 3.687 raste janë aktive me Covid-19, shkruan albinfo.ch.

Gjatë kësaj jave u raportua një numër i madh i të infektuarve, ku shifrat ishin alarmante dhe gati çdoherë arrinin mbi 200.

Të hospitalizuar tani janë 448 persona. Derisa në ventilator gjenden 20 persona.

Vetëm gjatë të dielës janë shënuar rreth 13 viktima. Raste aktive janë 3,687, derisa janë shëruar 4,863 persona. Sot i infektuar rezultoi edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke e çuar numrin total e të infektuarve në 249 gjatë ditës së djeshme. /Albinfo.ch