Kosova
Bilall Neziri, minatori që dhuron gjak që 48 vjet
Bilall Neziri nuk e di saktësisht sa herë ka dhuruar gjak.
“Nja 150 herë po”, thotë me qeshje ai. “Prej se e njoh, dhuron gjak”, ndërhyn një prej kolegëve të punës në oborrin e minierës së ‘Trepçës’ në Stantërg.
“Nuk ka mbetur kujt pa i dhanë gjak”, shton Mensur Fejza, ish-drejtues i sektorëve të ndryshëm në minierë, teksa dëgjon rrëfimin e Nezirit për gazetën. Është ditë me diell. Kolegët do t’ia festojnë Nezirit pas disa muajsh daljen në pension, shkruan Koha Ditore, përcjell albinfo.ch.
Ka 48 vjet prej se nisi të dhuronte vullnetarisht gjak. Ishte viti 1971, kur nxënësve të shkollës së mesme të Zveçanit po u kërkohej të dhuronin gjak për një qytetar që kishte pësuar një aksident. Neziri ishte nxënës i vitit të dytë.
“Kemajl Sefaja kishte pësuar një aksident, ka qenë në Mitrovicë, dhe ne kemi shkuar me dhanë gjak. Ai na thirri pastaj në drekë, dhe aty më ka ardhur ideja me dhuru gjak. Dhe deri më sot kam dhuruar gati 53 litra, qaty qysh i kanë ba hesap. Gjithnjë kam shkuar vullnetarisht”, tregon ai.
“Një dozë gjaku shpëton dy jeta të njeriut, kështu që kam kënaqësinë e veçantë që mua Zoti ma ka dhanë, unë ia kam dhuru popullit”, shton Neziri.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit