Lajme
Bien paratë nga qielli në Cyrih: Droni lëshon 24,000 franga

Të shtunën një dron fluturoi mbi livadhin që njihet si i Kinës në Cyrih dhe papritur paratë ranë nga qielli.
Sipas raportimeve, janë hedhur gjithsej 24,000 franga zvicerane.
Hedhja ishte paralajmëruar më parë në rrjetet sociale. “Emri im është Oracle dhe të shtunën, më 11 maj do të bjerë shi para mbi Chinawiese të Cyrihut. Nuk do ta besoni? Pastaj qëndroni në shtëpi. Për të gjithë të tjerët: Fat i mirë në livadhin e Kinës”, thuhet në video, si rrjedhojë e së cilës, qindra njerëz u mblodhën më pas, transmeton albinfo.ch.
“Fillimisht humori ishte i relaksuar, shihje njerëz me çanta. Papritur erdhi dikush me maskë si nga video dhe njoftoi se një dron po vinte dhe po hidhte para. Pastaj ra shi para”, ka thënë një dëshmitar, ndërsa ka thënë se ka arritur të kapte 40 franga, raporton 20minuten.
Nuk mund të thuhet në këtë pikë nëse janë para të vërteta. Me kërkesë, policia e qytetit të Cyrihut konfirmoi një operacion në Chinawiese. Policia e qytetit ende nuk ka mundur të thotë asgjë për persona të lënduar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan Mësohet se çifti është nga Rahoveci...
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?”
-
Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër-BE: Këshilli Federal miraton masa për të siguruar mbrojtjen e pagave Qeveria zvicerane ka miratuar një paketë masash për të mbrojtur pagat zvicerane, nëse marrëveshjet e reja...
-
Shkrirja e akullnajave në Zvicër : 38 për qind më pak vëllim në 24 vjet
-
Euroaeroporti i Bazelit tani po “sulmon” aeroportin e Cyrihut
-
Zvicra do të marrë pjesë në Paktin Evropian të Migracionit, njofton Këshilli Federal
-
Zvicra intensifikon bashkëpunimin e saj me NATO-n për të forcuar mbrojtjen