Lajme

Bien bursat botërore mes tensioneve Rusi-Ukrainë

Tregjet botërore të aksioneve kanë rënë pas alarmit për rritjen e tensioneve ushtarake mes Moskës e Kievit.

Bursa Dow Jones ka rënë me 1.59 për qind, S&P 500 me 1.83 për qind dhe NASDAQ u mbyll me 2.46 për qind.

Kjo rënie ka ardhur pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka njohur pavarësinë e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës. Me pasigurinë rreth situatës, investitorët rrisin shqetësimet, duke bërë që shitja të përshpejtohej.

Rënie më të madhe pësuan firmat e teknologjisë dhe komunikimit, të cilat prekën shumicën e sektorëve në S&P 500 dhe Dow Jones.

Ndër të paktët sektorë që nuk u prekën ishin ata të produkteve të konsumit.