Jeta në Zvicër
Bie numri i refugjatëve që vijnë në Gjermani nëpërmjet Zvicrës
Numri i refugjatëve që vijnë në Gjermani nëpërmjet Austrisë, Republikës Çeke dhe Zvicrës ka rënë ndjeshëm këtë vit, sipas të dhënave nga policia gjermane.
Në Bavari dhe Baden-Württemberg, dy nga provincat gjermane që kufizohen me këto tri vende, kishin arritur në 19,600 refugjatë deri në fund të nëntorit, ndërsa numri i tyre në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte pothuajse 47,000, tha një zyrtar i policisë, përcjell albinfo.ch.
Policia Kufitare e Bavarisë rregjistroi 410 përpjekje për të hyrë ilegalisht në provincë këtë vit, krahasuar me 665 në të mëparshmen. Shumica e refugjatëve që mbërritën në Bavari janë midis moshës 16 dhe 35 vjeç dhe vijnë nga Nigeria, Afganistani, Siria dhe Iraku.Shumica e refugjatëve që hynë në Baden-Württemberg janë nga Guinea, Nigeria dhe Eritreja, si dhe nga Somalia dhe Gambia.
Ndërkohë, gazeta gjermane “Welt am Sonntag” raporton se Gjermania ka filluar ndërtimin e dy qendrave të pritjes për të rinjtë nga Maroku. Qendrat do të jenë në gjendje të akomodojnë të rinj nën moshën 18 vjeç, të cilët kthehen vullnetarisht, por edhe të dënuar të cilët janë dëbuar me forcë.
Gjermania tha në mars se planifikon të ndërtojë qendra të strehimit, kur statistikat tregojnë se ka 48,000 të mitur të pashoqëruar në vend. Të dy objektet në Marok do të ofrojnë strehim për 100 vetë dhe do të ofrojnë arsimim dhe forma të tjera mbështetëse.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?