Shkurt.ch
Bie numri i të papunëve në Zvicër
Shkalla e papunësisë ka shënuar rënie në Zvicër gjatë muajit mars prej 3.6 në 3.4 për qind.
Në mars të vitit të kaluar shkalla e papunësisë kishte arritur në 4.2 për qind, njoftoi të premten Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO).
Në përgjithësi, në fund të marsit të këtij viti, nga 134.905 persona të prekur nga papunësia, tashmë janë 8420 më pak se muajin e kaluar.
Krahasuar me vitin e kaluar papunësia shënoi rënie me 31.127 persona më pak, që është një rënie prej 18,7 për qind brenda një viti, ka raportuar SECO.
Gjithashtu gjatë marsit të këtij viti një total prej 1955 të rinjsh ishin më pak të prekur nga papunësia se gjatë shkurtit.
Në atë kohë ishin 21.280 të rinj të papunë. Kjo paraqet një rënie prej 9,2 për qind brenda një muaji. Krahasuar me muajin mars 2010, papunësia e të rinjve ka shënuar rënie prej 27.8 për qind.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha