Kosova

Bie numri i rasteve me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.

Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464.