Shqipëria
Bie nataliteti në Shqipëri, popullsia po tkurret
Në tremujorin e dytë 2022, sipas të dhënave të fundit, lindën 5400 bebe, ose 15% më pak se vitin e kaluar.
Në Shqipëri ka rënie të natalitetit. Gratë po lindin gjithmonë e më pak fëmijë dhe kjo po e çon shtimim natyrore në nivelet më të ulëta. Sipas kësaj, i bie që çiftet nuk po zëvendësojnë vetveten.
Në tremujorin e dytë 2022, sipas të dhënave të fundit, lindën 5400 bebe, ose 15% më pak se vitin e kaluar, raporton Albinfo.ch.
Me këtë ecuri, në vitin 2022 një grua lind mesatarisht 1.32 fëmijë dhe që popullsia të mos tkurret, duhet që norma e lindshmërisë të jetë 2.1 fëmijë për grua. Për herë të fundit kjo normë u regjistrua 20 vjet më parë.
Rënie të popullatës në periudhën prill-qershor kanë shënuar 8 nga 12 qarqe ku numri i vdekjeve ka qenë më i madh se lindjet. Në Tiranë, Durrës, Dibër e Kukës shtesa natyrore është pozitive.
Shqipëria prej 30 vitesh po ecën në këtë rrugëtim të humbjes së popullsisë, dhe përveç lindshmërisë, faktorë të tjerë që po shkretojnë vendin janë edhe emigrimi e plakja./Albinfo.ch/
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













