Shkurt.ch

Bie me veturë në një gropë tri metra të thellë

Në Toledo të SHBA-së një grua me veturë ka përfunduar në një gropë tri metrat të thellë, në një udhëkryq mjaft të frekuentuar

Ngasësja e veturës nuk ka mundur t’i shmanget aksidentit, derisa automjeti para saj i ka ikur gropës midis asfaltit.
 
Sipas policisë, gypat e shpërthyer të ujit mund të kenë shkaktuar gropën  në rrugë. Zjarrfikësit nxorën gruan pas aksidentit. Ajo ishte vetëm pak e lënduar, por ishte tronditur dhe është dërguar në spital.