Lajme
Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
Çmimet e naftës ranë nën 93 dollarë sot në tregjet ndërkombëtare për shkak të shqetësimeve për kërkesën e nxitur nga bankat qendrore në SHBA dhe Evropë që njoftuan rritje të përsëritura të normave të interesit për të frenuar inflacionin.
Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra me 34 centë në krahasim me mbylljen e mëparshme, në 92,83 dollarë. Pothuajse me të njëjtën shumë, fuçia u bë më e lirë në tregun amerikan, ku u tregtua me 86,99 dollarë.
Tregjet u fokusuan në njoftimin e bankave qendrore se për shkak të inflacionit të lartë, ato mund të rrisin sërish normat e interesit, gjë që do të ndikonte në rritjen ekonomike dhe kërkesën për naftë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë