Lajme
Bie çmimi i naftës
Rënia në fakt ka ardhur graduale në 24 ditët e fundit në pikat e furnizimit në gjithë SHBA-të, pas një rritjeje të ndjeshme si pasojë e luftës në Ukrainë.
Çmimi i karburantit në SHBA ka parë rënien më të madhe brenda ditës, që prej vitit 2008, me 3.1 cent, duke e çuar gallonin (njësi matëse ekuivalente me 3.7 litra) e benzinës në 4.721 dollarë.
Një prej arsyeve të kësaj rënieje mendohet se ka qenë edhe rënia drastike e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare. Rreth 60% e çmimit të karburantit në SHBA përbëhet pikërisht nga çmimi i naftës bruto.
Kjo është parë edhe si një lehtësi për presidentin amerikan, Joe Biden, i cili është kritikuar së tepërmi për rritjen e çmimit të hidrokarbureve.
Pavarësisht faktit se ai ka miratuar lëshimin e mbi 1 milion fuçish nafte nga rezervat e SHBA-së, çmimi nuk është ulur kaq sa ditët e fundit.
Shpresat e mëdha janë tashmë për një normalizim të situatës në tregun amerikan.
Teksa, në botë, ende vijojnë problematikat e mëdha me hidrokarbure.
Në Evropë, çmimet mbeten tepër të larta, ku litri i naftës shitet me çmime që variojnë nga 2-3 euro.
Shqipëria po ashtu ka parë një rritje në nivele rekord të karburanteve, ku çmimi ka shkuar deri në 268 lekë për litër.
Ditët e fundit gjithsesi ulje ka pasur edhe në tregun vendas, duke ngjallur shpresën se mund të ketë normalizim të situatës./ap
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati