Lajme

Vijon rënia e çmimit të gazit në Evropë

Për të parën herë që nga dhjetori 2021, çmimi i gazit natyror në Europë  ka rënë nën 50 euro. Çmimi i gazit standard në Dutch TTF shënoi 48.775 euro për megawatorë.

Për herë të fundit, një nivel i tillë cmimi ishte parë gushtin e përpara dy viteve; ai është praktikisht shtatë herë më i ulët sesa piku i kuotimit që mbërriti gazi në kontinentin e vjetër pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Analisti nga UniCredit, Edoardo Campenella thotë se çmimet e gazit europian kanë rënë për 50 për qind që nga nëntori i vitit të kaluar falë motit të nxehtë si edhe konkurrencës me Kinën kur në këtë shtet ishte ende në fuqi strategjia Zero-Covid, transmeton tch përcjell albinfo.ch.

Kina i hoqi kufizimet ndaj pandemisë së koronavirusit dhjetorin e vitit të kaluar, por ndërkohë nuk i ka rritur ende kërkesat e saj për gaz. Pas agresionit të Moskës ndaj vendit fqinj, shtetet perëndimore u detyruan të gjejne burime të tjera për furnizimin me gas, duke anashkaluar gazin e Rusisë, një prodhuese kyce e këtij produkti.

Vendin e saj tashmë, si furnizuese kryesore e Europës me gaz, e ka zënë Norvegjia. Për momentin, niveli i rezervave të grumbulluara në këtë periudhë po arrin të shërbejë si garanci për bllokun dhe si një shenjë optimizmi se rajoni mund ta kalojë mirë jo vetëm këtë dimër, por edhe atë në vijim.