Lajme
Bie çmimi i gazit
Çmimet e gazit kanë rënë nën 4 dollarë për herë të parë që nga muaji mars
Megjithatë tregu mbetet i pasigurt dhe ekspertët thonë se është shumë herët për të ditur nëse rënia e ҫmimeve do të vazhdojë.
Mesatarja kombëtare për një gallon gaz ka rënë gjatë 58 sesioneve të fundit radhazi, sipas AAA, dhe tani ka arritur në 3,99 dollarë për gallon. Rënia, duke filluar nga muaji qershor, kur çmimet arritën mbi 5 dollarë, ka qenë e shpejtë.
Pse po bien çmimet?
Çmimi i gazit ka rënë për një sërë arsyesh.
Në tregun e mallrave ekziston një thënie e njohur: “Kura për çmimet e larta, janë vetë çmimet e larta”. Dhe kjo thënie ka provuar të jetë e vërtetë. Me fjalë të tjera, çmimet e larta ulin kërkesën, gjë e cila në vijim sjell reduktimin e çmimeve.
Përdorimi i makinës është i nevojshëm – për të shkuar në punë, për shembull – por, me çmimet që kanë arritur nivele rekord, konsumatorët mund të vendosin që të mos përdorin makinën nëse nuk është e nevojshme. Kjo tendencë është vënë re edhe në shifrat e konsumit, të cilat kanë treguar një rënie të kërkesës.
Disa shtete kanë pezulluar gjithashtu edhe taksat e tyre të gazit, gjë që sjell uljen artificiale të çmimeve.
Por, arsyeja kryesore e kësaj rënieje është ulja e çmimit të naftës. Nafta e papërpunuar është faktori më i rëndësishëm që ndikon te çmimet e gazit, duke përbërë më shumë se 50% të asaj që paguhet nga konsumatorët.
Nafta e papërpunuar e West Texas Intermediate, e cila shërben si një referencë për naftën në SHBA, arriti ҫmimin mbi 130 dollarë për fuçi në muajin mars, pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke tronditur kështu tregjet globale të energjisë. Ishte hera e parë që WTI tregtohej në këto nivele, që nga viti 2008.
Por, që nga ajo periudhë, çmimet e naftës kanë pësuar rënie, të cilën e ndoqën edhe ҫmimet e benzinës.
WTI u tregtua me 93.51 dollarë për fuçi të enjten, një nivel shumë më i ulët se shifra prej 130 dollarë vetëm disa muaj më parë. Në javët e fundit, frika e shtuar për një recesion ka bërë që çmimet të bien. Nafta është një produkt që luhatet sipas çdo rënieje të perceptuar në kushtet ekonomike globale, pasi ngadalësimet ekonomike zakonisht sjellin një kërkesë më të ulët për naftë dhe produktet e saj.
Për më tepër, kërkesa në Kinë ka qenë e ulët, pasi vendi po përballet me rastet e Covid. SHBA-ja ka ndërmarrë gjithashtu disa masa të paprecedenta, duke lëshuar në treg sasi rekord nafte nga Rezerva Strategjike e Naftës, në një përpjekje për të penguar rritjen e mëtejshme të çmimeve.
Çmimet e naftës janë kthyer në një problem kryesor për Shtëpinë e Bardhë përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe presidenti Joe Biden ka thënë vazhdimisht se administrata e tij po bën gjithçka që është e mundur për t’ua lehtësuar barrën konsumatorëve.
A do të mbeten çmimet në nivele të ulëta?
Rënia e ҫmimeve nën 4 dollarë ngre pyetjen nëse do të ketë rënie të mëtejshme në vazhdim. Ekspertët thonë se kjo rënie mund të jetë afatshkurtër.
Teksa WTI ka rënë shumë më poshtë nivelit rekord të muajit mars, ҫmimi i saj është rritur me më shumë se 5% përgjatë javës së fundit. Kontratat e së ardhmes për benzinën, megjithëse janë gjithashtu nën nivelet e larta që u arritën kohët fundit, janë rritur me 10% përgjatë javës së fundit.
“Trendi i rënieve ditore në çmimet e shitjes me pakicë të benzinës është drejt fundit, pasi kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar dhe për produktet e rafinuara janë rritur mbi nivelet e ulëta që arritën së fundi”, tha Andy Lipow, president i Lipow Oil Associates.
Tregu global i energjisë mbetet akoma i trazuar dhe ka një sërë faktorësh që mund të nxisin rritjen e çmimeve në muajt e ardhshëm.
Rafineritë po arrijnë kapacitet të plotë, në përpjekje për të përballuar kërkesën. Një uragan ose një fenomen i ngjashëm natyror që mund të sillte ndërprerje të punës në këto rafineri, mund të ndikonte në rritjen e çmimeve të gazit, duke qenë se nuk mund të gjenden alternativa të gatshme ndaj tij, pasi edhe Europa është gjithashtu në kërkim të produkteve të naftës.
Vendimi historik i SHBA-së për të lëshuar në treg fuҫi nafte nga Rezerva Strategjike e Naftës do të përfundojë këtë vjeshtë, duke hequr një pjesë të ofertës nga tregu. Për më tepër, Rezerva Strategjike e Naftës do të duhet të rimbushet. Rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik në Kinë mund të rrisë gjithashtu kërkesën për produkte të naftës./Cnbc
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert