Kosova
Bideni thotë se vrasja e Sinwarit mund t’i japë fund luftës në Gaza
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se vrasja e udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, nga trupat izraelite është një mundësi për të liruar pengjet e mbajtura nga grupi militant dhe për t’i dhënë fund luftës njëvjeçare në Gaza, përcjell albinfo.ch.
“Tani është koha për të ecur përpara. … Lëvizni drejt armëpushimit në Gaza, sigurohuni që të lëvizim në një drejtim që të jemi në gjendje t’i bëjmë gjërat më të mira për gjithë botën”, u tha Biden gazetarëve pasi arrit në Berlin, ku do të qëndrojë për një vizitë të shkurtër, raporton AP.
“Është koha që kjo luftë të përfundojë dhe t’i kthejë ato pengje në shtëpi. Kjo është ajo që ne jemi gati të bëjmë”, është shprehur Biden gjatë deklarimit, pasi kishte bërë një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Zyrtarët amerikanë janë shprehur optimistë për arritje të armëpushimit dhe vrasja e një militanti të karakterizuar nga këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, si një “pengesë e madhe për paqen”, mund t’u japë kah të ri bisedimeve për armëpushim, të cilat nuk kanë arritur të japin një zgjidhje prej muajsh, pavarësisht shenjave të herëpashershme të përparimit.
Vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, nga forcat izraelite, është një kthesë dramatike në luftën brutale njëvjeçare në Gaza. Sinwar vlerësohet se ishte arkitekti i sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar në jug të Izraelit, gjatë të cilit u vranë 1200 persona e u morën afro 250 pengje. Ai sulm ishte fillimi i luftës në Gaza e që tash është shtrirë edhe në Liban.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?