Lajme

Bideni do të kthejë SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit

Marrëveshja e Parisit, e pranuar nga 196 shtete, ka për qëllim të ulë temperaturën e globit nën 2 gradë celsius. Në vitin 2017 presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, ishte tërhequr nga Marrëveshja e Parisit.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se shteti do t’i ribashkohet Marrëveshjes së Parisit në ditën e parë si president.

Bideni këtë premtim e ka dhënë më 13 dhjetor, në ditën kur është mbajtur Samiti për Ambiciet Klimatike që synon të caktojë angazhime të reja për ndryshimet klimatike.