Lajme

Biden përkrah Izraelin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka dënuar “sulmin e tmerrshëm kundër Izraelit nga terroristët e Hamasit”.

Ai njoftoi se ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i dhënë mbështetje.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden i tha udhëheqësit izraelit se “ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë qeverisë dhe popullit izraelit të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes”, shkruan Zëri i Amerikës.

Presidenti Biden thotë se shteti hebre “ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij”, duke paralajmëruar çdo palë tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon përfitime në këtë situatë, përcjell albinfo.ch.