Ukraina
Biden në Varshavë: Detyrimi i mbështetjes në NATO është “i shenjtë”
"Ne e konsiderojmë nenin 5 si një detyrim të shenjtë dhe ju mund të mbështeteni në këtë" ka thënë Biden në takimin me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda
Presidenti i SHBA Joe Biden i ka premtuar Polonisë besnikërinë e SHBA-së në raport me aleancën së NATO-s në funksion të luftimit të agresionit rus në Ukrainë.
“Ne e konsiderojmë nenin 5 si një detyrim të shenjtë dhe ju mund të mbështeteni në këtë” ka thënë Presidenti Biden në takimin me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda në Varshavë të shtunën.
Ai ka thënë se konsideronte që presidenti rus Vladimir Putin “priste se do të arrinte të ndante NATO-n, të ishte në gjendje të ndante krahun lindor nga perëndimi”, tha Biden. Por ai nuk ishte në gjendje ta bënte këtë.
Biden falënderoi gjithashtu Poloninë për pranimin e refugjatëve nga Ukraina, transmeton albinfo.ch. “Ne e pranojmë se Polonia po merr një përgjegjësi të madhe, e cila besoj se nuk duhet të shqetësojë vetëm Poloninë. Duhet të jetë përgjegjësi e gjithë botës, e gjithë NATO-s”, tha presidenti amerikan “.
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur