Shkurt.ch

Beyonce, në turne edhe në Ballkan

Turneu i bashkëshortes së Jay-Z do të zgjasë deri më 3 gusht në paraqitjen finale të planifikuar në Brooklyn

Ylli amerikan i muzikës, Beyonce, pjesën evropiane të turneut botëror “The Mrs. Carter Show World Tour – Starring Beyoncé” do ta fillojë në Beograd, më 15 prill, dy ditë më vonë ajo do të performojë edhe në Zagreb të Kroacisë.

Turneu i bashkëshortes së Jay-Z do të zgjasë deri më 3 gusht në paraqitjen finale të planifikuar në Brooklyn.

Ikona e muzikës amerikane gjatë majit do të organizojë tri koncerte në Berlin, Mynih dhe Cyrih.

Ajo ka planifikuar 20 koncerte “live” nëpër Evropë, duke përfshirë paraqitjet në Dublin, Paris dhe Londër. Në kryeqytetin britanik, këngëtarja amerikane do të paraqitet për të katërtën herë në Arenën O2 të Londrës.

Përveç Evropës në planin e turneut të fitueses “Grammy” figuron edhe Azia, Australia, SHBA-ja dhe Amerika e Jugut.

Turneu i amerikanes është i pari që nga viti i kaluar kur këngëtarja lindi vajzën Blue Ajvi.
Këngëtarja atraktive ka arritur suksesin e parë në fund të vitit 1990 me grupin “Destiny’s Child”, dhe deri më tani ka shitur më shumë se 75 milionë albume.
31-vjeçarja Beyonce do të performojë edhe në finalen e futbollit amerikan „Super Bowl“.