Lifestyle
Beyonce “mbretëreshë” e fitimeve në muzikë
Albumi “Lemonade” dhe turneu i saj muzikor, e kanë bërë Beyoncen gruan më të paguar në muzikë në vitin 2017, sipas listës së përvitshme të “Forbes”.
Këngëtarja e famshme fitoi 105 milionë dollarë nga shitjet e këngëve dhe nga turneu “Formation”, duke lënë prapa Adelen nga Britania e Madhe dhe yllin amerikan Taylor Swift.
Adele, e cila me albumin “25”, arriti të thyente rekorde në fillim, në fund doli me 69 milionë dollarë të fituara, transmeton Albinfo.ch.
Swift, që kryesoi vitin e shkuar me 170 milionë dollarë të fituar, doli e treta sivjet me 44 milionë me turneun e saj “1989”. Këngëtarja pritet të rrisë përfitimet me albumin e saj të ri “Reputation”.
Kanadezja Celine Dion doli e katërta me 42 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?