Portrete të firmave
Bettina Prenaj, 21-vjeçarja e suksesshme e patundshmërive në Zvicër
Ajo që e bën më të veçantë angazhimin e saj është mosha e re: Është vetëm 21 vjeçe dhe tashmë ka renditur sukseset e saj me biznesin “Prenaj Immobilien”
Dëshironi të ndërtoni shtëpi? “Prenaj Immobilien”, do t’ ju shpjerë një hap më afër ëndrrës suaj për të bërë realitet shtëpinë tuaj. Procesi për një projekt të ri shpesh mund të jetë i lodhshëm, prandaj për këtë keni partneren tuaj “Prenaj Immobilien”, e cila, me afaristen e re vetëm 21 vjeçe në krye, Bettina Prenajn, ju ofron një gamë të gjerë shërbimesh për t’ju shoqëruar nga planifikimi i projektit deri te përdorimi personal.
“Prenaj Immobilien” është një burim i besueshëm për të gjitha llojet e qirave, tregon për albinfo.ch pronarja e saj, znj.Prenaj. Gjetja e një shtëpie nuk ka qenë kurrë më e lehtë, këtë jua garanton afaristja kreative dhe menaxherja e përkushtuar në punën e saj. Nëse pronës suaj dëshironi t`i gjeni pronar të ri, dhe këtë me çmim më të mirë me qasjen tonë inovative dhe strategjike, atëherë adresa për këtë është “Prenaj Immobilien”. Pronarja, njëherësh drejtuese e biznesit të patundshmërive Bettina Prenaj, për albinfo.ch tregon se shërbimi që ofron biznesi i saj është përgatitja deri në mbylljen e marrëveshjes: “Ne jemi pranë jush gjatë gjithë kohës”, thotë ajo.
“Prenaj Immobilien” është biznesi i patundshmërive, ku mund të gjeni shtëpinë e ëndrrave tuaja, por të cilës edhe mund t’ia besoni shtëpinë, banesën apo pronën tuaj për shitje. Bettina Prenaj shquhet për menaxhim dhe shkathtësi në këtë fushë. Pavarësisht moshës së re, Prenaj ka shënuar suksese prej një afaristeje shembull. Kreativiteti dhe guximi që ka treguar për një kohë të shkurtër ka bërë që sot me biznesin e saj të jetë pjesë e tregut të patundshmërive në Zvicër.
Qasja serioze dhe miqësore në tregun e pasurive të paluajtshme e bën “Prenaj Immobilien” partnere serioze dhe të dëshmuar.
“Ne krenohemi që u ofrojmë klientëve tanë gjithçka që u nevojitet për ta bërë procesin e blerjes, shitjes ose ndërtimit të një prone me sa më pak stres“, thotë Bettina nga Prenaj Immobilien. Nëse jeni duke blerë shtëpinë tuaj të parë, duke kërkuar për një qira të përkohshme, duke kërkuar të shisni shtëpinë tuaj aktuale apo duke ndërtuar shtëpinë tuaj të ëndrrave, ne mund t’ju ndihmojmë të gjeni mundësitë më të mira, thotë mes tjerash Bettina.
Kush është Bettina Prenaj
Bettina Prenaj, e lindur në Baden të Zvicrës, por me prejardhje nga Gjakova, i është bashkuar komunitetit të afaristëve, të cilët po arrijnë suksese në fushën e patundshmërive në Zvicër. Ajo që e bën me të veçantë angazhimin e saj në këtë fushë është mosha e re e saj: Është vetëm 21 vjeçe dhe tashmë ka renditur sukseset e saj me biznesin e krijuar së fundmi “Prenaj Immobilien”.
Pasuritë e paluajtshme kanë qenë pasioni i saj i hershëm. Bettina ka përfunduar shkollën e tregtisë, si “Kauffrau”, por interesi i saj, siç tregon, ka qenë fusha e patundshmërive. Me të përfunduar shkollimin, kishte filluar të punonte në një kompani që merrej me Facility Management apo menaxhim të objekteve. “Në kohën kur po bëja shkollën, prindërit e mi ishin duke ndërtuar shtëpinë e tyre. Për mua procesi i ndërtimit zgjonte kureshtjen për të parë nga afër punimet, nga shkolla para se të shkoja në shtëpi, fillimisht vizitoja objektin e shtëpisë për të parë nga afër zhvillimin e punimeve”, tregon në rrëfimin për albinfo.ch Bettina Prenaj.
Meqenëse ky profesion i ngjallte interesim, Bettina i ishte përveshur punës për t’u specializuar në këtë fushë. Përfundoi për Immobilien Bewirtschaftung (Ekonomia e pronës) si dhe Immobilienmakler (Agjent i patundshmërive).
Duke parë që potenciali i saj është i madh në këtë fushë, Bettina vendosi të hynte në tregun e këtij biznesi, duke e bërë realitet pasionin e saj.
“Prenaj Immobilien”, biznesi që sot ajo drejton, menaxhon disa objekte, bën shit-blerjen e apartamenteve dhe shtëpive si dhe ofron shërbime për të gjitha llojet e qirave. Përkrahje të madhe për të bërë ëndrrën e saj realitet pati nga familja dhe shoqëria e saj. Planet e saj janë që të zgjerojë biznesin dhe të fillojë me ndërtimin e objekteve banesore, të cilat do të jenë në treg për klientët e saj, që çdo ditë e më shumë po shtohen.
Bettina Prenaj mbetet e përkushtuar për të ecur para me biznesin e saj, “Prenaj Immobilien”, e gatshme për të bashkëpunuar me bizneset e tjera në fushën e pasurive të paluajtshme.
Prenaj Immobilien
Hauptstrasse 30
5312 Döttingen
E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga HAK (Automobil Klub Kroat) rreth 20:00, situata në...
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?