Lajme
Betlehemi anulon kremtën e Krishtlindjes teksa e gjithë bota feston
Ministrja e Turizmit në Palestinë, Rula Ma’ayah, thotë se e gjithë bota këtë vit po e feston Krishtlindjen, me përjashtim të Betlehemit, vendlindja e Krishtit. Kisha e Lindjes, një nga më të vjetrat, e periudhës bizantine të Betlehemit, është bosh këtë vit, ndonëse jemi në Krishtlindje.
Askund në qytet nuk ndihet atmosfera festive, as drita e as pema nuk është vendosur si tradicionalisht, në sheshin Manger.
Gjithsesi, me qirinj në duar, vendasit, mbajtën këtë të diel një meshë, me mesazhin kryesor, paqen. Prej së paku 2 mijë vjetësh, pelegrinët udhëtonin drejt Betlehemit vazhdimisht, për ta festuar atje këtë datë të rëndësishme.
Por, që kur nisi lufta, që ka lënë mbi 20 mijë të vdekur, në Betlehem ka rënë qetësia. 50 km larg Betlehemit dëgjohen bombardimet e luftës, që ndonjëherë qetësinë qytetit ia prishin.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh